Telefono: 044877617 dhe 045888842

Instituti për Menaxhim dhe Zhvillim

Instituti për Menaxhim dhe Zhvillim (IMD) është organizatë jo-fitimprurëse dhe jo-qeveritare me seli në Prishtinë - Kosovë. IMD u themelua në vitin 2011 nga një grup i profesionistëve të rinj me qëllim që të zbatojn projekte me interes nacional. IMD është e specializuar në zhvillimin dhe zbatimin e projekteve me ndikim ne zhvillimin socio-ekonomik të Kosovës. IMD është organizatë pioniere që merret me politikat e migrimit dhe të Diasporës.

IMD shtrihet jo vetëm në nivel lokal

IMD shtrihet jo vetëm në nivel lokal por edhe përtej kufijve kombëtarë, duke realizuar projekte në vendet ku diaspora e Kosovës jeton dhe punon e që nëpërmes potencialit ekonomik, social dhe intelektual vazhdon të kontribuojë në zhvillimit socio-ekonomik të vendit. Përmes rrjetit të bashkpuntorëve në Kosovë dhe Diasporë, IMD punon në krijimin e urave të bashkpunimit që kanë për qëllim dhe kontribojnë në forcimin lidhjeve dhe zhvillimit të vendit.

Fokusi kryesor i IMD-së

Fokusi kryesor i IMD-së është ngritja dhe zhvillimi i kapaciteteve të organizatave, shoqërisë civile dhe sektorit publiko-privat në të gjithë vendin, si dhe identifikimi potencialit intelektuale brenda dhe jashtë Kosovës me qëllim për të krijuar ura të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të njohurive dhe ekspertizës në fusha të ndryshme deficitare në Kosovë. Forcimi i mardhënieve Kosovë-Diasporë dhe Zhvillimi Socio-Ekonomik i vendit mbesin fokusi kryesor i IMD-së.

Vlerat/parime tona janë

Integriteti dhe pavarësia: e veprimit të organizatës mbetet e pacenueshme dhe ndër vlerat esenciale. Publiku dhe respektimi i ligjit: zbatimin e projekteve me karakter publik dhe në harmoni me ligjet e vendit. Bashkpunimi dhe partneriteti: me të gjitha palët që ndajnë vlera dhe parime të njenjta me IMD-në Respekti: trajtim i barabartë pavarsisht përkatësisë etnike, fetare dhe gjinore. Llogaridhënie dhe transparence e plotë.

Instituti për Menaxhim dhe Zhvillim

IMD vlerëson, zhvillon dhe zbaton projekte në sferat të ndryshme të zhvillimit socio-ekonomik të Kosovës në partneritet me institucionet dhe donatorët e Kosovës. IMD përmes ekspertizës së saj punon në ndërtimin dhe fuqizimin e kapaciteteve të organizatave, institucione dhe sektorit publiko - privat duke ofruar shërbime të avancuara të hulumtimeve, trajnimeve dhe zbatimit të projekteve të ndryshme që kanë për qellim avancimin dhe përmisimin e jetës në Kosovë.

Duke punuar ngushtë me institucione e vendit dhe ato ndërkombëtare, IMD punon në krijimin e projekteve inovative që kanë për qëllim forcimin e kapaciteteve të individeve dhe grupeve tjera të interesit drejt krijimit të mekanizmave zhvillimore që ndihmojnë në avancimin e shoqerisë në Kosovë. 

Lexo më shumë

Ekipi

IMD përbëhet nga një ekip profesional me shkollim superior dhe kualifikime akademike i karakterizuar me një vullnet, dinamikë dhe të motivuar për të kontribuar në iniciativat socio-ekonomike me qëllim të përmisimit të ambientit në Kosovë. Pjese e madhe e stafit të IMD-së janë individë që kanë jetuar apo jetojnë në Diasporë por që ndajnë vlera dhe mendime të njënjta rreth zhvillimit të vendit. 

 

Ekipi i IMD është i zotuar dhe motivuar që përmes njohurive dhe eksperiencës të ndihmoj në përmisimin e kualitetitit të jetës në Kosovë.

Projektet

Kontakti

Adresa:

Rr. Eqrem Qabej Hyrja 4, Nr.4, Prishtinë, 10000, Kosovë

Tel.:

044877617 dhe 045888842   /  

Emaili:

[email protected] [email protected]