Telefono: 044877617 dhe 045888842

Instituti për Menaxhim dhe Zhvillim

IMD vlerëson, zhvillon dhe zbaton projekte në sferat të ndryshme të zhvillimit socio-ekonomik të Kosovës në partneritet me institucionet dhe donatorët e Kosovës. IMD përmes ekspertizës së saj punon në ndërtimin dhe fuqizimin e kapaciteteve të organizatave, institucione dhe sektorit publiko - privat duke ofruar shërbime të avancuara të hulumtimeve, trajnimeve dhe zbatimit të projekteve të ndryshme që kanë për qellim avancimin dhe përmisimin e jetës në Kosovë.

Duke punuar ngushtë me institucione e vendit dhe ato ndërkombëtare, IMD punon në krijimin e projekteve inovative që kanë për qëllim forcimin e kapaciteteve të individeve dhe grupeve tjera të interesit drejt krijimit të mekanizmave zhvillimore që ndihmojnë në avancimin e shoqerisë në Kosovë. 

Ekipi

IMD përbëhet nga një ekip profesional me shkollim superior dhe kualifikime akademike i karakterizuar me një vullnet, dinamikë dhe të motivuar për të kontribuar në iniciativat socio-ekonomike me qëllim të përmisimit të ambientit në Kosovë. Pjese e madhe e stafit të IMD-së janë individë që kanë jetuar apo jetojnë në Diasporë por që ndajnë vlera dhe mendime të njënjta rreth zhvillimit të vendit. 

 

Ekipi i IMD është i zotuar dhe motivuar që përmes njohurive dhe eksperiencës të ndihmoj në përmisimin e kualitetitit të jetës në Kosovë.